
GREQI-Një ngjarje e rëndë ka tronditur dje qytetin e Kaminës në Greqi. Dy të rinj përkatësisht 29 dhe 25 vjeç janë sulmuar dje me shkopinj dhe thika nga një grup personash të tjerë.
29-vjeçari i sulmuar ka humbur jetën menjëherë si pasojë e shumë dëmtimeve të marra, ndërsa 25-vjeçari tjetër ka mbetur i plagosur rëndë. Autoritetet policore kanë bërë të ditur se janë arrestuar dy nga autorët e ngjarjes, një 17-vjeçar dhe një 24-vjeçar, por në kërkim është ende organizatori i këtij plani dhe autorët e tjerë.
Ngjarja tragjike ndodhi mesditën e djeshme në rrugën Agioi Anargyroi, në qytetin e Kaminës. Ndërsa policia mendon se pas kësaj ngjarje fshihen grupet mafioze pakistaneze që merren me kontrabandë droge dhe cigare.
(I.A/dosja.al)