Sport

Suarez, fitorja më e madhe: “Munda kancerin, dua të luaj Roland Garros”

E goditur nga "limfoma" vitin e kaluar, tenistja spanjolle, ish-numri 6 në botë, ka njoftuar shërimin e saj. Ajo mund të kthehet në Paris më 30 maj për të luajtur
Featured image of article: Suarez, fitorja më e madhe: “Munda kancerin, dua të luaj Roland Garros”
Përditësuar:

SPANJE – Lajme të mira nga tenisi: Carla Suarez, 32 vjeç dhe ish numri 6 në botë, ka mundur kancerin, gjë të cilën ajo e ka njoftuar nëpërmjet një mesazhi në mediat sociale. Vitin e kaluar tenistja spanjolle, u diagnostikua me “limfoma”, e cila do ta vinte jetën e saj në rrezik.

Do të kishte qenë sezoni saj i fundit në tenis, kur sëmundja, madje dhe Covid, i ndryshuan planet. Kimioterapi, spitale, gjithçka e më larg nga jeta e një sportisteje profesioniste, siç ishte pak kohë më parë. Nuk i ka munguar afeksioni i fansave përmes mediave sociale, por ajo që mbi të gjitha, po priste çastin për të njoftuar se kalvari i vuajtjeve për Carlën kishte mbaruar.

Për të sot ishte dita e madhe, ajo e trajtimit të fundit në Barcelonë dhe e njoftimit më të pritur: “Një hap tjetër përpara në këtë udhëtim të gjatë, – ka shkruar ajo, – sot unë mbaroj trajtimin dhe mund të them se kam kapërcyer limfomën. Ishin muaj të vështirë, në të cilët unë duhej të përballesha me një realitet që nuk e kisha provuar kurrë në lëkurën time. Falë durimit dhe shkathtësisë së mjekëve, ne mundëm ta mposhtim sëmundjen”.

Endërra që i dha asaj forcë për të kapërcyer edhe momentet më të vështira, ishte dëshira saj e madhe për t’u kthyer në fushë, ndoshta në Roland Garros. Dhe Carla donte ta rifillonte trajnimin, së pari në palestër dhe pastaj në fushë.

30 maji është dita e fillimit të “Roland Garros”, ku ajo tani e ka një vend në shortin kryesor. “Unë duhet të falënderoj të gjithë ata që më kanë dërguar mesazhe inkurajimi dhe gjithashtu kolegët e mi, sportistët që kanë qenë gjithmonë afër meje. Sot është dita për të filluar një jetë të re”.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment