Sport

VIDEO/Stuhia e frikshme ndal stërvitjen e Milanit, ndërprerje energjie dhe pemë të rrëzuara

Për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë problem te lojtarët, të cilët kanë vazhduar stërvitjen në palestër
Featured image of article: VIDEO/Stuhia e frikshme ndal stërvitjen e Milanit, ndërprerje energjie dhe pemë të rrëzuara Milanelo

MILANO-Moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe erë të fortë bëri që ekipi i Milanit të braktiste stërvitjen.Pamjet janë publikuar nga portieri Gigi Donnarumma.Pas stuhisë së madhe, ka pasur defekte elektrike, teksa është rrëzuar edhe një pemë në hyrje të qendrës stërvitore.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për fat të mirë nuk ka pasur ndonjë problem te lojtarët, të cilët kanë vazhduar stërvitjen në palestër.Situata në qendrën stërvitore nuk paraqitet aspak e mirë, teksa duket e pamundur që lojtarët të kthehen në fushë për të vazhduar stërvitjen.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment