BotaVirale

VIDEO / Studenti hyn në klasë me kallash në dorë, trajneri i gjimnazit arrin ta çarmatos atë

Angel Granados-Diaz, është emri i gjimnazistit 18-vjeçar, i cili krijoi panik dhe terror në klasën e tij.
Featured image of article: VIDEO / Studenti hyn në klasë me kallash në dorë, trajneri i gjimnazit arrin ta çarmatos atë

OREGON – Dalin pamjet filmike të kamerave të sigurisë në gjimnazin e Oregonit, ku një student u paraqit në klasëne tij me një kallash në dorë.

Angel Granados-Diaz, është emri i gjimnazistit 18-vjeçar, i cili krijoi panik dhe terror në klasën e tij.

Studenti i cili mban armën, shihet teksa del nga klasa me mësuesen e tij, e cila përpiqet ta qetësojë atë.

Video e publikuar nga policia e Oregon tregon momentin ku trajneri i ekipit te gjimnazit,  i merr armën nga dora studentit, ndërsa ai shihet teksa përqafon mësuesen e tij.

Policia është lajmëruar dhe ata e kanë marrë nën hetim studentin, i cili mesa duket ishte në një gjendje të rëndë psikologjike.

Gjithë stafi i shkollës, kryen një punë të saktë dhë të shkëlqyer sipas policisë, pasi arritën ta manovronin ngjarjen dhe ta qetësonin studentin, i cili mund të shkaktonte ndonë tragjedi.

Burimi:ABCnews

E.C/Dosja.al

Shto Koment