Sport

VIDEO/ Spanja është vërtetë “furi e kuqe”, nxjerr me “dhunë” Gjermaninë nga Liga e Kombeve

Natë e paharrueshme për Spanjën në Ligën e Kombeve. Kundër Gjermanisë, në ndeshjen e fundit të grupit, spanjollët fituan 6-0
Featured image of article: VIDEO/ Spanja është vërtetë “furi e kuqe”, nxjerr me “dhunë” Gjermaninë nga Liga e Kombeve Spanjë-Gjermani

EUROPË-Natë e paharrueshme për Spanjën në Ligën e Kombeve. Kundër Gjermanisë, në ndeshjen e fundit të grupit, spanjollët fituan 6-0, ndërkohë që gjermanëve i interesonte edhe një barazim për të shkuar në “Final Four”. “Furia Roja” dominoi totalisht ndaj “panzer”-ave dhe arriti të shënojë tre herë brenda 36 minutash, fillimisht me Alvaro Moratën e më pas me dyshen e Manchester City-t Ferran Torres e Rodri, duke bërë gjithçka më të lehtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pavarësisht ndërrimeve të Joakim Low, edhe pjesa e dytë u dominua nga Spanja, që shënoi edhe tre herë të tjera, dy herë me Ferran Torres, që kompletoi tripletën personale dhe në fund më Oyarzabal, që vulosi edhe suksesin.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment