Aktualitet

VIDEO/ Solli në spital vëllanë e dyshuar me koronavirus, mjekët tek Infektivi i thonë ik në shtëpi. Qytetari: Po na sorollasin

Ai tregon se i vëllai ka pasur shqetësim të vazhdueshëm dhe pas disa tentativave për t’u lidhur me 127, ka vendosur ta dërgojë vetë me makinën e tij drejt Sanatoriumit. 
Featured image of article: VIDEO/ Solli në spital vëllanë e dyshuar me koronavirus, mjekët tek Infektivi i thonë ik në shtëpi. Qytetari: Po na sorollasin Pamje nga spitali dhe qytetari

TIRANË– Një person i dyshuar si i infektuar me koronavirus është dërguar në gjendje të rëndë nga Sanatoriumi në Spitalin Infektiv me një autombulancë. Ai shoqërohej nga vëllai i tij, i cili pasi ka përcjellë të sëmurin deri tek dera e spitalit pavarësisht se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të, largohet nga ambientet e tij pa iu nënshtruar asnjë testi.

Për mikrofonin e ABC News ai tregon se i vëllai ka pasur shqetësim të vazhdueshëm dhe pas disa tentativave për t’u lidhur me 127, ka vendosur ta dërgojë vetë me makinën e tij drejt Sanatoriumit. Nga atje ai është sjellë me autoambulancë në spitalin Infektiv. Vëllai thotë se mjekët i kanë thënë të ikë në shtëpi pa i marrë tamponin.

“Vëllai ka shqetësim, mungesë frymëmarrje dhe këputje e djersë. E çuam te Senatoriumi mbrëmë pastaj e sollëm këtu. Në gjendje të rëndë. Akoma nuk ka dalë testi. Por dyshime. Ka tre ditë me simptoma. E morën 127 dje. Na thanë prit mbaje linjën hapur, sorollatje.

E mora makinën time e solla këtu. E pashë që gjendja po agravohej. Mjekët na thanë ik. Nuk na e morën tamponin. Si rregull duhet ta marrin. Vëllanë dje e kam marrë e kam çuar në Fier. Gruaja ka qenë afër tij”, shprehet ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Një tjetër rast i ngjashëm është hasur nga ABC News përpara spitalit Infektiv. Një vajzë e cila ka mbërritur aty duke u përpjekur të kontaktojë me mjekët, thotë se të afërmit e saj dyshohen se janë mbartës të Covid-19 për shkak të simptomave të rënda, por askush nuk i bën tamponin.

“Kam ardhur këtu sepse jam e shqetësuar sepse dyshohet se janë me korona. Askush nuk vjen. Shteti pret të vijnë të futen në intubim këtu që të bëjnë tamponin. Jetoj të stadiumi Qmal Stafa. Kanë marrë emrat shënim te 127. Ka kaluar më shumë se një javë dhe askush nuk ka ardhur”, shprehet ajo.

(Marrë nga Abcnews.al)

Shto Koment