Politike

VIDEO/ “S’mund të vazhdoj kështu”, Andi Bushati debat të fortë me Tahirin, ish-ministri i mbyll telefonin live

Ish-ministri i Brendshëm bëri një lidhje direkte me emisionin Open në Top Channel, ka debatuar me të ftuarit. Ka qenë analisti Andi Bushati që ka replikuar më ashpër me Tahirin duke bërë që ky i fundit të mbyllte telefonin.
Featured image of article: VIDEO/ “S’mund të vazhdoj kështu”, Andi Bushati debat të fortë me Tahirin, ish-ministri i mbyll telefonin live Saimir Tahiri dhe Andi Bushati

TIRANË- Debate të shumta ka sjell vendimi i Gjykatës për Krime të Rënda, ku ish-minsitri i Brendshëm Saimir Tahiri u dënua me 3.5 vite shërbim prove.

Ish-ministri i Brendshëm bëri një lidhje direkte me emisionin Open në Top Channel, ka debatuar me të ftuarit. Ka qenë analisti Andi Bushati që ka replikuar më ashpër me Tahirin duke bërë që ky i fundit të mbyllte telefonin.

Bushati i tha Tahirit që nuk është në komoditetin që të bëntë ironi sepse nuk është se kishte vetëm lidhje gjaku me Habilajt, por kishte dhe një lidhje miqësie me ta, gjë që sipas tij konfirmohet nga udhëtimet e përbashkëta dhe drekat, darkat që konsumonin bashkë.

Nga ana tjetër Tahiri i tha gazetarit se ai po gënjente dhe nuk prerepo të përgjigjej, por mbylli telefonin. “Nuk mund ta vazhdoj debatin sepse ju jeni në studio dhe unë unë jam në telefon”- tha Tahiri dhe mbylli telefonin në shenjë proteste.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment