Sport

VIDEO/ Skënderbeu me ‘shpatë’ në dorë, bllokon Partizanin në Korçë. Teuta katër gola Bylisit për të marrë kreun

Java e 32-të e Kategorisë Superiore u mbyll me dy takime, Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Bylis.
Featured image of article: VIDEO/ Skënderbeu me ‘shpatë’ në dorë, bllokon Partizanin në Korçë. Teuta katër gola Bylisit për të marrë kreun Skënderbeu

SHQIPËRI-Java e 32-të e Kategorisë Superiore u mbyll me dy takime, Skënderbeu-Partizani dhe Teuta-Bylis.

SKËNDERBEU-PARTIZANI 1-1

Skënderbeu po rezulton një kockë e fortë për çdo skuadër në këto javë kampionat. Pasi fitoi ndaj Bylisit dhe Kastriotit, këtë herë korçarët bllokojnë Partizanin duke rritur shanset që skuadra korçare të mbijetojë. Të kuqtë shënuan të parët në fundin e pjesës së parë me anë të sulmuesit Stenio Junior,por Skënderbeu barazoi me Alfred Mensah në fillim të pjesës së dytë. Ndërsa në fund të ndeshjes pati nervozizëm mes lojtarëve të dy skuadrave.

TEUTA-BYLIS 4-0

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Teuta nuk e diskuton Bylisin dhe fiton me shifrat 4-0. Në “Niko Dovana” durrsakët shfaqën gjithë potencialin e tyre dhe benefitet erdhën shumë shpejt.Albano Aleksi e zhbllokoi ndeshjen në minutën e 14-të, ndërsa në pjesën e dytë portieri i Bylisit Qirko ishte i pafat pas një goditje këndi duke e devijuar me topin që përfundoi në rrjetë.

 

Teuta më pas fitoi edhe një penallti, por portieri vlonjat e ndali sulmuesin Dejvi Bregu.Gjithsesi Teuta e shënoi golin e tretë me Lorenzo Vilën, pas një asisti mjaft të bukur të Emiljano Vilës. Në minutat shtesë Dejvi Bregu ndëshkoi për të katërtën herën Bylisin, me Plakun që shërbeu për sulmuesin.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment