Bota

VIDEO-Skandali në Belgjikë, i burgosuri lëndon veten, policët hedhin valle sipër tij, njëri i vë këmbën mbi brinjë për 16 minuta, tjetri bën përshëndetje naziste

Ndërsa një zëdhënës i prokurorisë publike të Charleroi, i cili ka dy vjet e gjysmë që po heton çështjen ka thënë që ajo është shtyrë për shkak të Covid-19, por të gjithë oficerët e përfshirë janë marr në pyetje.
Featured image of article: VIDEO-Skandali në Belgjikë, i burgosuri lëndon veten, policët hedhin valle sipër tij, njëri i vë këmbën mbi brinjë për 16 minuta, tjetri bën përshëndetje naziste Foto ilustruese
Përditësuar:

BELGJIKË- Qeveria belge ka nisur hetimet për vdekjen e Jozef Chovanec, një i burgosur, i cili është shfaqur në një video teksa dëmton veten e tij dhe më pas një polic e ka qendruar për 16 minuta në kurizin e tij, ndërkohë që një tjetër shfaqet duke bërë përshëndetje naziste.

Jozef Chovanec, ishte një qytetar 38-vjeçar sllovak, i cili u arrestua në aeroportin Charleroi në shkurt të vitit 2018, pasi shkaktoi një trazira, ndërkohë që kishte për të udhëtuar për Bratislavë.

Në videon e publikuar, ai shfaqet në një çast depresiv, brenda qelisë së burgut duke i rënë murit me kokë, gjë e cila i ka shkaktuar gjakosje, më pas në qeli kanë hyrë 6 policë, njëri prej tyre shihet të ulet mbi brinjën e tij për 16 minuta, ndërsa një tjetër shihet duke bërë përshëndetje naziste.

Chovanec vdiq në spital një ditë më vonë. Gruaja e tij, Henrieta Chovancova, ka thënë se vrasja e George Floyd në SHBA në muajin maj ishte kujtesë e vdekjes së burrit të saj.

“Kur policia pa gjakun, ata duhet t’i jepnin ndihmën e parë. Në vend të kësaj ata u ulën tek ai. Ai nuk mund të marrte frymë si duhet, ” ka thënë ajo.

Gjithashtu gruaja e tij ka kërkuar që të emërohet një gjykatës i ri, pasi ka frikë se çështja po mbulohet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa një zëdhënës i prokurorisë publike të Charleroi, i cili ka dy vjet e gjysmë që po heton çështjen ka thënë që ajo është shtyrë për shkak të Covid-19, por të gjithë oficerët e përfshirë janë marrë në pyetje.

Një burim policie ka treguar për median e huaj, se oficeri që shfaqet në video duke bërë përshëndetje naziste do të pushohet nga puna.

Ndërkohë numri dy i zyrtarëve të policisë federale, Andre Desenfantas, la postin e tij përkohësisht derisa të zbulohen hetimet. Një autopsi e zbuluar që Chovanec është zbuluar se ai nuk kishte marrë drogë ose alkool dhe familja e tij nuk e di arsyen e sjelljes së tij në aeroport.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment