Rajoni

Publikoi video skandalin e korrupsionit në Maqedoni, ky është gazetari italian që zbuloi dosjen “Zhvatja” (Profili)

  • Valixhja plot me para, korrupsion i paparë në Maqedoni, pamjet që po tronditin politikën (VD)
  • Gazetari i njohur italian ka publikuar një video ku zbulon se një pjesë e politikanëve dhe zyrtarëve të BE-së, janë të përfshirë në korrupsion.
    Featured image of article: Publikoi video skandalin e korrupsionit në Maqedoni, ky është gazetari italian që zbuloi dosjen “Zhvatja” (Profili) Laris Gajzer

    MAQEDONI E VERIUT- Laris Gajzer është gazetari italian i gazetës ‘‘La Verita’’ që tronditi shtetin e Mqedonisë së Veiut pa publikimit të videos ku vërtetoi një skemë të madhe korrupsioni. Ai ka reaguar për herë të parë pa publikimit të videos dhe shkruan se ky material është thjesht fillimi.

    Gajzer premton se shumë shpejt do të publikojë materiale të tjera në lidhje me skema korruptive.

    “Sot La Verita publikoi vetëm pjesën e parë të rrëfimit tim, që dëshmon se si Bashkimi Evropian, pas mbështetjes për ndërrimin e regjimit në Maqedoni, angazhohej për vendosjen e Prokurorisë Speciale (Katica Janeva), e cila jo vetëm përzihet ilegalisht në politikë, por edhe zhvat njerëzit.

    Sistem mafioz, që punon drejtpërdrejt nën kontrollin e politikanëve të lartë! Ata politikanë të dëshiruar nga BE dhe nga SOROS. Maqedonia ka problem të madh në rrugën e saj drejt BE-së! Mogerini dhe Junker janë fajtorë për nënçmimin e tërë popullit dhe përkrahjen që dhanë për ata që janë kundër drejtësisë…,”– shkruan gazetari në Facebook.

    Media maqedonase Alsat ka publikuar një pjesë të profilit të gazetarit Laris Gajzer

    Laris Gaiser, është gazetar në gazetën ‘La Verita’. Ai sot u paraqit si autor i lajmit ku u publikuan video incizimet ku shihen dy të dyshuarit kryesorë në rastin ‘Reket’, Bojan Jovanovski- Boki 13 dhe Zoran Milevski- Zoki Kiçeec duke marrë para nga biznesmeni Jordan Orce Kamçev për të ndërhyrë në rastin e PSP-së, ‘Perandoria’, shkruan Alsat.

    Në bisedën e publikuar mes Orce Kamçevit dhe Boki13, i dyshuari Boki i tregon Kamçevit se nga e dita e hënë më së voni deri të martën do të lirohet nga paraburgimi dhe se prokurorja speciale Katica Janeva nuk do të ndërmerr masa shtesë ndaj tij.

    Në një biografi të shkurtër në gazetën ‘La Verita’ thuhet se ai është anëtar i Ekipit italian për siguri kundër terrorizmit dhe menaxhimit me urgjenca në Universitetin Katolik të Milanos.

    Ai ligjëron në Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Xhorxhas në SHBA si dhe Gjeopolitikë, Gjeoekonomi dhe Punë të Jashtme në Akademinë Diplomatike të Vijenës.

    Gajser gjithashtu është këshilltar qeveritar.

    Gazeta italiane “La Verità” ka publikuar së fundmi një material filmik, i cili është regjistruar në shkurt të këtij vitit dhe ku tregohet skema e zhvatjes së miliona eurove.

    Në videon e publikuar shihen eurot e paketuara me specifikime të shënuara me dorë në fleta, që mendohet se shënonin shumën e parave.

    Dosja.al

    Shto Koment