Aktualitet

VIDEO/ Skandali i abuzimeve me fëmijët, një minorene denoncoi në 2018! Psikologia ia referoi prokurorisë, po vajza tërhoqi rrëfimin

Mes emrave që minorenia rrëfen para psikologes është edhe njeri nga të arrestuarit në skandalin e fundit, nxënës në këtë shkollë dhe shok me vajzat.
Featured image of article: VIDEO/ Skandali i abuzimeve me fëmijët, një minorene denoncoi në 2018! Psikologia ia referoi prokurorisë, po vajza tërhoqi rrëfimin Foto ilustruese

TIRANË- Thellohet skandali i abuzimit me të mitur në shkollën 9-vjeçare në Kamëz , mbas bërjes publike të kallëzimit të një 15-vjeçareje, pas të cilit përfunduan në pranga edhe ish-roja e shkollës.

Nga një sërë dokumentesh dhe burimesh të Top Channel abuzimi me të miturit, ishte prezent disa kohë përpara se vajza 15-vjeçare t’i drejtohej policisë. Në datën 25 tetor 2018 një tjetër minorene, nxënëse në klasën e tetë ka raportuar para psikologës së shkollës se ishte abuzuar nga dy shokë të klasës , pasi ishte shantazhuar  nëpërmjet një fotografie.

Ndërkohe ky rast është rrëfyer urgjent ne instancat më të larta përfshi edhe policinë lokale dhe prokurorinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Mes emrave që minorenia rrëfen para psikologes është edhe njeri nga të arrestuarit në skandalin e fundit, nxënës në këtë shkollë dhe shok me vajzat. Por sapo  psikologia e kësaj shkolle e ka ripyetur të abuzuarën në prani të prindërve ajo u tërhoq nga ky rrëfim drithërues, ku përshkruan se si ajo më 25 tetor 2018 u shantazhua përmes një fotografie, e me tej nga shoku i klasës së bashku me një tjetër, ajo u abuzua në një banesë të braktisur në këtë lagje.

Ajo çfarë dokumentet tregojnë është se vajza është tërhequr nga rrëfimi dhe pikërisht ky detaj e ka shpëtuar abuzuesin nga pranga. Kjo situatë zgjati deri në qershorin e 2020 atëherë kur një tjetër vajzë denoncoi se po abuzohej nga shoku i klasës dhe nga ish-roja.

(Marrë nga Top Channel)

Shto Koment