Sport

VIDEO/ Skandal tek Kombëtarja e Anglisë, dy lojtarët fusin vajza pa leje në dhomën e hotelit, trajneri Southgate nuk i grumbullon në ndeshjen ndaj Danimarkës

Lojtarëve u ishin dhënë udhëzime të rrepta për të garantuar sigurinë e koronavirusit, imazhet e publikuara nga gazeta islandeze “DV” tregojnë se dy lojtarët nuk e përfillin protokollin
Featured image of article: VIDEO/ Skandal tek Kombëtarja e Anglisë, dy lojtarët fusin vajza pa leje në dhomën e hotelit, trajneri Southgate nuk i grumbullon në ndeshjen ndaj Danimarkës Futbollistët e Anglisë

ANGLI-Dy lojtarët e kombëtares së Anglisë, Phil Foden dhe Mason Greenëood nuk do të udhëtojnë me skuadrën drejt Danimarkës pas disa pamjeve që kanë qarkulluar. Dy futbollistët kanë futur dy vajza pa leje në dhomën e hotelit pas ndeshjes së fituar ndaj Islandës 0-1. Dy lojtarët bën debutimin e tyre me përfaqësuesen e “Tre Luanëve”, por që tani kjo arritje tani është lënë në hije. Lojtarëve u ishin dhënë udhëzime të rrepta për të garantuar sigurinë e koronavirusit,  imazhet e publikuara nga gazeta islandeze “DV” tregojnë se dy lojtarët nuk e përfillin protokollin.

Një nga vajzat ka shpërndarë një video të shkurtër në rrjetet sociale që tregon pikërisht dy lojtarët e Anglisë në dhomën e hotelit. Foden ka një djalë dy vjeç dhe është në një lidhje për një kohë të gjatë, ndërsa ylli i United Greenëood u nda me të dashurën e tij në maj.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Phil Foden
Mason Greenwood

Në një intervistë me “DV”, një nga vajzat në videon Snapchat që pretendohet se ishte filmuar në dhomën e hotelit tha: ‘Ne nuk kishim ide për këto rregulla [Covid-19], ata nuk na thanë që nuk mund të bënim fotografi.’Një vajzë tjetër pretendoi se i kishte bërë të ditur lojtarëve se fotografitë ishin me një mesazh në Snapchat, por ‘ata nuk e hapën foton’.

Ajo gjithashtu pohoi se ishte në një lidhje ‘me një prej djemve për disa ditë’, duke theksuar: ‘E vetmja gjë që mund të them është se kisha folur me njërin prej tyre për disa ditë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment