Aktualitet

VIDEO/ Skafi ndjek gomonen në det të hapur, dalin pamjet e operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, momentet kur kapen 40 mln euro drogë

Dalin pamjet e operacionit të përbashkët anti-drogë të Antimafias italiane dhe Policisë shqiptare. Sasi droge janë kapur nëpër skafe dhe automjete. Në këtë operacion u arrestuan 37 persona.
Featured image of article: VIDEO/ Skafi ndjek gomonen në det të hapur, dalin pamjet e operacioneve “Shefi” dhe “Kulmi”, momentet kur kapen 40 mln euro drogë Foto nga aksioni

SHQIPËRI– Dalin pamjet e operacionit të përbashkët anti-drogë të Antimafias italiane dhe Policisë shqiptare ku gjatë orëve të para të mëngjesit janë arrestuar 37 persona. Siç shihet edhe në video, një pjesë e operacionit është zhvilluar  në det, ku autoritetet kanë sekuestruar një sasi të madhe droge. Ndërkohë, një tjetër sasi droge është gjetur brenda një mjeti.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se në Shqipëri operacioni është shtrirë në Tiranë dhe jug të vendit dhe janë arrestuar 10 persona. Të njëjat burime bëjnë me dije  grupi kriminal vepronte që prej 2015. Në operacion kanë marrë pjesë qindrë forca policie, FNSH, Forcat e Posaçme Operacionale, Drejtoria Hetimore si dhe Policitë e Tiranës dhe Vlorës.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Anti-mafia italiane në bashkëpunim me SPAK dhe Policinë shqiptare kanë finalizuar operacioniet anti-drogë të koduara “Shefi” dhe “Kulmi”, ku janë arrestuar 37 persona. Në këto operacione janë kapur 40 mln euro drogë dhe janë vënë nën sekuestro 4 mln euro pasuri.

J.V/Dosja.al 

Shto Koment