Aktualitet

VIDEO/ Situatë e rëndë tek Infektivi, gruaja e sëmurë pret tamponin, i biri: Fjalët e mamit ishin “të lutem shkojmë”, ja targa e ambulancës, 4 orë këtu

"JOQ Albania" ka publikuar denoncimin e një djali, i cili ka shkuar me të ëmën e sëmurë përpara godinës së Infektivit, me shpresën se do të mund të trajtohej, por edhe pse kanë kaluar 4 orë, gruaja është larguar në shtëpi.
Featured image of article: VIDEO/ Situatë e rëndë tek Infektivi, gruaja e sëmurë pret tamponin, i biri: Fjalët e mamit ishin “të lutem shkojmë”, ja targa e ambulancës, 4 orë këtu Pamje nga denoncimi

TIRANË- Situatë e rëndë përpara spitalit Infektiv, aty ku të sëmurë me COVID, dhe të tjerë që ende nuk iu ka dalë përgjigjia e tamponit por iu janë rënduar simptomat e virusit, presin me shpresë për të marrë ndihmë mjekësore.

“JOQ Albania” ka publikuar denoncimin e një djali, i cili ka shkuar me të ëmën e sëmurë përpara godinës së Infektivit, me shpresën se do të mund të trajtohej, por edhe pse kanë kaluar 4 orë, gruaja është larguar në shtëpi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Gjithë këto veta këtu, ja shihini, mami të lutem eja këtu. Ja dhe Zotëria. Nuk e fusin, ka 4 orë mami në ambulancë. 4 orë këtu, nuk e fusin mamin për Dializë”-shpjegon i riu, pasi gruaja përveç shenjave të COVID ka edhe sëmundje shoqëruese.

Për më shumë ndiqni videon: 

 (F.g/dosja.al)

Shto Koment