Sport

VIDEO/ Simeone duhet ta mbaj mend këtë datë, mund Barcelonën për herë të parë në kampionat, Atletico Madrid kryeson Spanjën

Feston më në fund suksesin e parë në kampionat Diego Simeone, që në takimet e mëparshme në krye të “Los Colchoneros” kishte regjistruar 11 humbje dhe 7 barazime
Featured image of article: VIDEO/ Simeone duhet ta mbaj mend këtë datë, mund Barcelonën për herë të parë në kampionat, Atletico Madrid kryeson Spanjën Atletico Madrid-Barcelona

SPANJË-Atletico Madrid fiton me shifrat 1-0 ndaj Barcelonës dhe merr kryesimin e La Liga. Sfida zhvilluar në “Ëanda Metropolitano” foli për vendasit që diktuan lojën ndërsa vetëm në minutën e 45-të të pjesës së parë Carrasco shënoi për bardhekuqtë pas gabimit të Ter Stegen, i cili braktisi portën në mënyrë të pakuptimtë duke kërkuar të ndërpriste përparimin e futbollistit vendas thuajse në mesin e fushës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Meritë në këtë sukses të Atleticos ka pa dyshim edhe portieri Oblak, që në të paktën dy raste u mohoi festën e golit francezëve Lenglet dhe Griezmann. Feston më në fund suksesin e parë në kampionat Diego Simeone, që në takimet e mëparshme në krye të “Los Colchoneros” kishte regjistruar 11 humbje dhe 7 barazime.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment