Showbiz

‘Shpërthen’ Gent Hazizi: Ermal Mamaqi , mos i thuaj vetes kineast, të montosh disa gjëra nuk do të thotë të bësh film, për mua s’je i sukseshëm…

VIDEO
I ftuar në studion e “Ditë e Re”, Hazizi mori si shembull Ermal Mamaqin, i cili ka hedhur në treg dy filma dhe u shpreh se për të , ai nuk është kineast.
Featured image of article: ‘Shpërthen’ Gent Hazizi: Ermal Mamaqi , mos i thuaj vetes kineast, të montosh disa gjëra nuk do të thotë të bësh film, për mua s’je i sukseshëm… Gent Hazizi dhe Ermal Mamaqi

TIRANË– Aktori Gent Hazizi ka shprehur pakënaqësi ndaj personave që sipas tij hiqen si kinëastë në momentin që montojnë disa pamje dhe thonë që kanë bërë filma. I ftuar në studion e “Ditë e Re”, Hazizi mori si shembull Ermal Mamaqin, i cili ka hedhur në treg dy filma dhe u shpreh se për të , ai nuk është kineast.

Sipas Hazizit, Mamaqi nuk është i sukseshëm dhe se atë që ka bërë ai, mund ta bëjë kushdo, dhe të vetëhuqet si kineast. Për aktorin, kineastë janë: Gjergj Xhuvani, Fatmir Koçi, Bujar Limani, etj.

Nëse Ermali është i sukseshëm bravo i qoftë…Të dëgjoj pse Gjergji nuk bënte lekë me filmin dhe Ermali bën lekë, unë nuk mendoj që Ermali është i suksesshëm dhe Gjergji është i pasuksesshëm, kështu që nuk i vej dot në kandar këto gjëra. Po flasim për Gjergj Xhuvanin si autor. Nuk ka përçarje fare…Unë ia them publikisht, mund t’ja them edhe personalisht, e mira është që të mos fillojë të vetëquhet kineast. Unë nuk mund të quaj kineast atë, quaj Gjergj Xhuvanin, Fatmir Koçin, Bujar Limanin etj. Kur monton disa gjëra nuk do të thotë se ke bërë film, se edhe unë mund të dal të filmoj disa gjëra dhe të them kam bërë edhe unë film,”- tha Hazizi. 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Deklarata pas minutës 13:00

(f.m/dosja.al)

Shto Koment