Sport

VIDEO/ Shpërthen Ahmataj: “Vjen një moment që themi, pse merremi me këtë punë? Ka pasur në vazhdimësi mëkate kundër Skënderbeut”

“Hera e parë që flas për arbitrat. Protestoj në fushë, por nuk kam folur. Shikoni penalltinë në Laç! Nëse do shikohej që janë penallti, do kërkoja falje për këtë irritim”
Featured image of article: VIDEO/ Shpërthen Ahmataj: “Vjen një moment që themi, pse merremi me këtë punë? Ka pasur në vazhdimësi mëkate kundër Skënderbeut”
Përditësuar:

TIRANE – Skënderbeu barazoi 1-1 në Korçë ndaj Apolonisë, në një takim, të cilin bardhekuqtë duhet ta fitonin, pasi luanin ndaj një rivali direk në luftën për mbijetesë. Pas ndeshjes trajneri Julian Ahmataj i Skënderbeut, në mikrofonin e emisionit “Gol pas Goli” në “Supersport”, ka shpërthyer në akuza ndaj gjyqtarëve, të cilët, sipas tij, javë pas jave po e ndëshkojnë skuadrën korçare.

“Bëmë një ndeshje të mirë, bëmë presing dhe mund të kishim shënuar golin e dytë. Kundërshtari u shty përpara me një ndihmë, kishte shumë raste. Faulle të padhëna. Vjen një moment që themi, pse merremi me këtë punë. Kemi marrë djem të rinj dhe ndëshkohemi në këtë mënyrë. Nuk është e pranueshme. Ka pasur në vazhdimësi mëkate kundër nesh. Na mungon edhe një penallti në pjesë të parë.

Nëse ndonjë në studio mendon që është penallti, unë tërhiqem nga fjalët që thashë. Nuk ka as tërheqje, as asgjë. Penalltia pro? Pse, duhet të protestosh, që të marrësh penallti? Kush nuk bërtet nuk merr faull, kjo është pa asnjë kuptim. Kryesori jep korne, anësori jep rivënie. Konfuzion edhe mes tyre. Më tregoni edhe penalltinë e javës së kaluar (i referohet ndeshjes me Laçin). Arbitri është për të parë, nëse ka tërheqje apo jo? Ai thjesht vendos dorën për ta orientuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

I pambrojtur? Hera e parë që flas për arbitrat. Protestoj në fushë, por nuk kam folur. Shikoni penalltinë në Laç. Nëse ka prekje me dorë, tërhiqem… Nëse do shikohej që janë penallti, do kërkoja falje për këtë irritim. Është edhe një penallti në pjesën e parë për ne,”- deklaroi ndër të tjera trajneri Ahmataj, i cili ishte i mbushur nga gabimet e gjyqtarëve në dëm të skuadrës së tij.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment