
Përditësuar:
SHKODËR-Birrë, atmosferë, festë dhe brohorima për 90 minuta. Ishte kjo panorama jo vetëm në qytetin e Shkodrës por edhe në lokalet pas fitores 3-2 të Vllaznisë ndaj Tiranës. Goli i realizuar nga Dunga vetëm pak para përfundimit të ndeshjes bëri që në baret e qytetit të harrohej koronavirusi dhe të festonin fitoren e skuadrës së tyre të zemrës.
Gjithçka i ngjan një feste të vërtetë. Edhe pse prej masave anti-Covid stadiumet janë bosh, lokalet vijojnë të kthehen në stadium edhe në ambiente të brendëshme. Por si e festuan tifozët e Vllaznisë këtë triumf, videot e mëposhtme sjellin të gjithë pasqytën e ngjarjeve.
E.Ç (Dosja.al)