Bota

VIDEO/ Shiste dokumente 500 paund false që vërtetonin që njerëzit ishin negativ me Covid-19/ 21-vjeçari britanik i përdorë lekët për një udhëtim në Dubai

Sakaq, Sajid ka thënë se lekët që ka fituar nga dokumentët i ka përdoruar për të bërë një udhëtim në Dubai. Në një video që ka shpërndarë në rrjete sociale, ai ka treguar teknikën që ka ndjekur, duke shpjeguar se ka qenë një procedurë shumë e lehtë dhe për kompanitë ajrore ka qenë e pamundur ta kuptonin nëse ato ishin apo jo origjinale.
Featured image of article: VIDEO/ Shiste dokumente 500 paund false që vërtetonin që njerëzit ishin negativ me Covid-19/ 21-vjeçari britanik i përdorë lekët për një udhëtim në Dubai Danyal Sajid

BRITANI E MADHE– Danyal Sajid është një 21-vjeçar britanik, i cili është zbuluar nga mediat, duke dhënë dokumente false që njerëzit të vërtetonin se ishin negativ me Covid-19.

Sipas The Sun, Sajid ka shituar rreth 50 dokumente, me vlerën 500 paund, ku në to shkruhej se personat ishin negativ me Covid-19. Sipas, raporteve, qindra britanikë që kanë udhëtuar me dokumente false, mund të kenë qenë të prekur nga Covid-19.

Sakaq, Sajid ka thënë se lekët që ka fituar nga dokumentët i ka përdoruar për të bërë një udhëtim në Dubai. Në një video që ka shpërndarë në rrjete sociale, ai ka treguar teknikën që ka ndjekur, duke shpjeguar se ka qenë një procedurë shumë e lehtë dhe për kompanitë ajrore ka qenë e pamundur ta kuptonin nëse ato ishin apo jo origjinale.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video e plotë: 

Ndërkohë që prej fillimit të pandemisë në Britaninë e Madhe janë shënuar 1,690,432 raste pozitive dhe kanë ndërruar jetë 60,617 pacientë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment