
TIRANË- Serioziteti i deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, u tregua qartë. Shumë prej tyre shkonin në Kuvend, për të vrarë kohën, të tjerë për të shuar kuriozitetin, e ka nga ata që s’kanë shkuar fare.
Mes shumë problemeve që ka pasur puna në Komisionet Parlamentare, disa deputetë harronin që ishin në punë e flisnin si të ishin në piknik. Deputetja e PS, Ermonela Felaj u tregua shumë kurioze gjatë një mbledhje e i kërkoi një kolegeje që t’i tregonte “içik shalët”, e më pas me një buzëqeshje të lehtë vijoi të merrej me celularin. (Deklaratën e dëgjoni këtu në minutën 00:55)
Por sot deputetja është “mërzitur” me median e shprehet se nuk ka kërkuar të shohë shalët e koleges, por qenin, a thua se në Kuvend shkohet për të bërë iventarin e kafshëve shtëpiake. Në një reagim për Neësbomb, Felaj mes të tjerave ka thënë se ka qenë një komunikim mes kolegesh para fillimit të mbledhjes. Ajo akuzon dhe median se deklaratën e saj e ka transformuar me dashje dhe i quan të gjithë shurdhëmemec,
Por sërish nuk sqaron se si mund të ketë aq shumë mungesë serioziteti në institucionin e Kuvendit të Shqipërisë dhe pse ka dashur të shoh qenin pikërisht para fillimit të mbledhjes, e jo pas saj duke folur në bisedë private.
Por edhe pas këtij sqarimi nga socialistja, sërish nuk dihet se çfarë ka dashur të shoh ajo: Shalët apo qenin e koleges.
Thonë që faji mbetet jetim, por këtë herë jetim ka mbetur e vërteta.
(A.B. Dosja.al)