
UKRAINË– Në momentin që duhet të fitonte me patjetër për të blinduar pozitat në Grupin B, Real Madrid bën hap fals ndaj Shakhtar Donetsk duke u mundur në Kiev me shifrat 2-0. Ndonëse kontrolloi lojën gjatë gjithë 90 minutave, Reali u godit nga dy kundërsulme të shpejta të vendasve, që përfituan edhe nga gabimet e mbrojtësve madrilenë dhe arritën të shënojnë dy herë në pjesën e dytë, fillimisht me Detinhon e më pas me Solomon.
Për momentin Real Madrid është jashtë Champions League dhe ndeshja e fundit ndaj gjermanëve të Borussia Monchengladbach duhet me patjetër të fitohet për të kaluar grupin ku bën pjesë.
E.Ç (Dosja.al)