Sport

VIDEO / “Sezoni tjetër me tifozë në stadium”, sekretari Shulku: “Vllaznia, bukuria e sezonit!”

Mes shumë ndryshimeve e vendimeve të marra, në mbledhjen e fundit të UEFA-s me sekretaret e federatave, bie në sy rikthimi zyrtar i tifozëve në Europian, ndërkohë që mësohet se edhe FSHF punon që kjo të ndodhë sezonin e ardhshëm në futbollin shqiptar
Featured image of article: VIDEO / “Sezoni tjetër me tifozë në stadium”, sekretari Shulku: “Vllaznia, bukuria e sezonit!”

TIRANE – Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku, në një intervistë për “Top-Channel” rrëfeu për mbledhjen e fundit të UEFA-s me federatat europiane, ku ai ishte pjesëmarrës. Ai tregoi se qeveria e futbollit kontinental, ka vendosur që ndeshjet e “Euro 2020” do të zhvillohen me praninë e tifozëve, duke respektuar protokollet shëndetësore anti-covid.

Por sekretari Shulku, shtoi se sezonin e ardhshëm, edhe FSHF shpreson që tifozët të jenë në stadiume, ndërkohë që vlerësoi ecurinë e bukur të Vllaznisë, që pretendon për titull, por edhe është finaliste e Kupës së Shqipërisë.

“UEFA vendosi pas kontaktit me shtabet organizatore të ndeshjeve të Europianit, që në këtë kampionat të rikthehen tifozët nga 30% dhe sipër, pasi ka ndeshje dhe vende ku lejohen 100% prania e tifozëve në stadiume duke treguar një rikthim në normalitet. Sa i përket vendit tonë ne jemi optimist dhe bisedimet që kemi bërë na bëjnë të shpresojmë se sezonin e ardhshëm do ta fillojmë me tifozë”,- thotë Ilir Shulku.

Me kampionatin vendas çfarë ndodh, kur kanë mbetur pak javë nga fundi?
“Javë pas jave po ndryshojnë pozicionet dhe mund të themi që 9 skuadra janë ende në garë për vendet e rënies nga kategoria, për ato pjesëmarrëse në Europë dhe për titullin kampion. E gjithë kjo ndeshje tregon për rivalitetin e mirë dhe garën e hapur që ka ky sezon”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Po veç garës, çfarë veçon Ilir Shulku nga ky kampionat?
“Për të qenë realist dhe këtu nuk flas nga pozicioni që kam si sekretar por si ish-futbollit, rikthimi i Vllaznisë në elitën e futbollit, prania e saj për shumë javë në krye dhe aktualisht që është ende në garë për titullin mund të them se është bukuria e këtij sezoni”,- deklaron Shulku.

B.T (Dosja.al)

Shto Koment