Factcheck

VIDEO/ “S’besoj portalet”, Rama dhe Cakaj kundërshtojnë njëri-tjetrin për Kosovën, si u përplasën në deklarata

Gazetja i tha shefit të qeverisë se Cakaj në një emision në Kosovë, në “Rubikon” në Koha Tv, kishte bërë deklaratën për tërheqjen e Shqipërisë, por Rama tha se nuk besonte asnjë deklaratë të dëgjuar në portale, duke mohuar të ishte thënë nga Cakaj.

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë mbrëmjes së djeshme në “Opinion”, u prononcua për shumë çështje. Në shumë prej deklaratave të tij kishte të pavërteta, ashtu siç u dokumentuan sot nga Dosja.al, për rastin e Alvin Berishës.

Në tjetër çështje që Rama mashtroi mbrëmë ishte dhe për shengenin Ballkanik. I pyetur nga gazetarja e Klan Kosova, Jehona Bajrami, për një tërheqje të Shqipërisë në rast se Kosova nuk pranohet në Shengen, kryeministri përgënjeshtroi vartësin e tij Gent Cakaj.

Gazetja i tha shefit të qeverisë se Cakaj në një emision në Kosovë, në “Rubikon” në Koha Tv, kishte bërë deklaratën për tërheqjen e Shqipërisë, por Rama tha se nuk besonte asnjë deklaratë të dëgjuar në portale, duke mohuar të ishte thënë nga Cakaj.

Debati mes gazetares dhe Ramës

Gazetarja: Ka pasur një intervistë Cakaj në Kosova dhe ka thënë se nëse Prishtina nuk futet në shengenin Ballkanin dhe Shqipëria do të dalë jashtë saj si një formë revolte.

Rama: Je e keni me të dëgjuar me të parë, apo me të lexuar këtë intervistën.

Gazetarja: Me thënë të drejtën e kam me të lexuar.

Rama: Unë nuk i besoj asnjë interviste në portalet e Shqipërisë, duhet me verifikuar me zë dhe më figurë.

Por çfarë ka thënë Cakaj në intervistën në Kosovë?

Cakaj: Ky ka qenë një takim trilateral, por nuk do jetë një ndërrmarje trilaterale. Ne e kemi pasur kusht në diskutimet me të gjithë pjesëmarrësit garantimin e hapësirës për Kosovën si shtet i pavarur në dinjitetin e saj shtetëror. Nëse Kosova përjashtohet nga ky përfaqësim dhe Shqipëria tërhiqet nga ky bashkëpunim me automatizëm.

Gjykojini vet këto deklarata, shikoni videon dhe kuptoni se kush po gënjen në këtë rast gazetarja apo Rama….

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment