Sport

VIDEO/ “Sa është Napoli”? Ronaldo dhe lojtarët e Juves e kanë mendjen te telefoni, rezultati i kundërshtarit bën që reagimi të jetë epik

Bardhezinjtë fituan 4-1 ndaj Bolognës, por ky triumf nuk do të ishte i mjaftueshëm nëse Napoli dhe Milani do të triumfonin përkatësisht kundër Veronës dhe Atalantës.
Featured image of article: VIDEO/ “Sa është Napoli”? Ronaldo dhe lojtarët e Juves e kanë mendjen te telefoni, rezultati i kundërshtarit bën që reagimi të jetë epik Juventus
Përditësuar:

ITALI- Juventus është kualifikuar për në Champions League dhe këtë e arriti vetëm në ndeshjen e fundit. Bardhezinjtë fituan 4-1 ndaj Bolognës, por ky triumf nuk do të ishte i mjaftueshëm nëse Napoli dhe Milani do të triumfonin përkatësisht kundër Veronës dhe Atalantës.

Në kohën kur bardhezinjtë e kishin mbyllur  takimin, të gjithë lojtarët e stolit, së bashku me Ronaldon kishin marrë një celular për të ndjekur Napolin. Sapo përfundoi kjo përballje, nisi edhe festa e madhe e Juventusit që ndihet i çliruar duke u kualifikuar në “Champions League”.

 

Ronaldo dhe lojtarët e tjerë të stolit nuk kishin më kurrëfarë interesi për të parë ndeshjen e Juventusit, duke ndjekur me vëmendje lojën e Napolit në telefon. Ndërkohë edhe pjesa tjetër e ekipit i është bashkuar pas mbylljes së ndeshjes me Bolonjën.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment