
SPANJË-Në Spanjë rreshjet e dendura të borës kanë bllokuar Madridin duke bërë që të shtyhen disa takime duke përfshirë edhe takimin Atletico Madrid-Athletic Bilbao. Një episod interesant është regjistruar mbrëmjen e djeshme, ku ekipi që militon në Segunda Division.
Rayo Vallecano po udhëtonte në transfertë për të luajtur kundër Mirandes. Autobuzi i Rayo Vallecanos ka pasur vështirësi prej borës teksa ashtu kishte ndodhur edhe me disa automjete të cilat kishin ngecur. Megjithatë, për të ndihmuar këto automjete kanë menduar lojtarët e Rayo Vallecanos të cilët kanë zbritur nga autobuzi i tyre dhe kanë shtyrë makinat e tjera.
E.Ç (Dosja.al)