Sport

VIDEO: Ronaldo si “basketbollist”, sulmuesi rikthehet me spektakël në stërvitje

CR7 sot ka dhuruar show në stërvitjen e kampionëve të Italisë, pasi ka arritur të bëjë një kosh me këmbë
Featured image of article: VIDEO: Ronaldo si “basketbollist”, sulmuesi rikthehet me spektakël në stërvitje Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo nuk është superstar vetëm në futboll, por në sport në përgjithësi. Kjo, falë punës së jashtëzakonshme që ai bën në stërvitje.

Sulmuesi portugez ka bërë shumë mirë deri më tani dhe te Juventusi, pavarësisht moshës 35-vjeçare. CR7 sot ka dhuruar show në stërvitjen e kampionëve të Italisë, pasi ka arritur të bëjë një kosh me këmbë.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë goditi një top me këmbë dhe arriti të fuste topin në një kosh basketbolli. Serie A pritet të rinisë shumë shpejt, ndërsa Ronaldo e nisi në mënyrë fantastike vitin 2020.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment