Aktualitet

Rihapet kështjella e Hajrajve/ “Golden” çel pishinat gjigante… atmosfera me dritat dhe fishekzjarret shpërthyese lë pas torturat e Jan Prengës që s’iu gjet as “nam as nishan”

VIDEO
Siç shihet edhe në video, me turmën e njerëzve të veshur në mënyrë glamoroze, me dritat shumë ngjyrëshe dhe me fishekzjarret shpërthyese, “Golden”, është rihapur dhe gati për të pritur vizitorë.
Featured image of article: Rihapet kështjella e Hajrajve/ “Golden” çel pishinat gjigante… atmosfera me dritat dhe fishekzjarret shpërthyese lë pas torturat e Jan Prengës që s’iu gjet as “nam as nishan” Pamje nga kompleksi dhe Altin Hajri

DURRËS– “Golden kompleks”, prona e Altin Hajrit, e cila tashmë ndodhet në duart e GJKKO-së, ka rihapur dyert. Dosja.al sjell pamje dhe foto nga kompleksi “Golden”, kështjella e bardhë në Shijak, që me anë të një spoti publicitar fton të gjithë qytetarët që të kalojnë brenda ambientit të bardhë, ditët e tyre të veçanta.

Siç shihet edhe në video, me turmën e njerëzve të veshur në mënyrë glamoroze, me dritat shumë ngjyrëshe dhe me fishekzjarret shpërthyese, “Golden”, është rihapur dhe gati për të pritur vizitorë.

Këta të fundit, mund të zgjedhin të kalojnë çaste relaksi dhe qetësia pranë pishinës gjigante, ose mund të zgjedhin te festojnë ditëlindje dhe rastet e tyre të veçanta, brenda sallave ku nuk mundojnë dekoret me lule dhe qirinj.

Disa muaj më parë, efektivët e “Operacioni Forca e Ligjit” zbarkuan në Shijak, ku kanë sekuestruar  kompleksin Golden, të Altin Hajrit.  Bashkë me “Golden” në sekuestro ishin edhe tre shtëpi në emrin e Altin Hajrit dhe një pikë karburanti “Alti Oil 2008”.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit, pasi konsiderohet si rast emergjence. Altin Hajri është një nga emrat e akuzuar si pjesë e grupit që rrëmbeu dhe vrau Jan Prengën më 17 janar 2020 për një pazar droge të prishur në Angli.

Këtë sekuestro e konfirmoi edhe Gjykata kundër Krimit, Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Kompleksi në fjalë, u përdor për të mbajtur dhe torturuar Jani Prengën, i cili nga aty, u hip në një furgon të bardhë, dhe sot e kësaj dite, nuk i gjenden gjurmët.

Por pavarësisht të shkuarës së errët, kjo kështjellë e bardhë, ka rihapur sërish dyert, duke e kthyer vëmendjen në Shijak.

(f.m/dosja.al)

3 Komente në “Rihapet kështjella e Hajrajve/ “Golden” çel pishinat gjigante… atmosfera me dritat dhe fishekzjarret shpërthyese lë pas torturat e Jan Prengës që s’iu gjet as “nam as nishan”

  1. A rrofshi ju i keni bo nje reklam qe se bente dot pee 10 vite ky se dija qe ishte kaq i bukur do shkoj tani. Ofl+gza= plera

  2. pun te mbar me gjitha tmirat

  3. Ofl leshi dhe spak zari…te na rroje clirimtarja

Shto Koment