Bota

VIDEO/ Republikanët publikojnë pamje nga Pensilvania, një grua plotëson fletët e votimit, komentuesi: Për çfarë i duhet stilolapsi?

Një video e publikuar në Facebook në faqen e republikanëve "The Republican Underground" është bërë virale. Në të shfaqet një grua, e cila është duke shkruar në letra që i vendos në kutitë e votimit.
Featured image of article: VIDEO/ Republikanët publikojnë pamje nga Pensilvania, një grua plotëson fletët e votimit, komentuesi: Për çfarë i duhet stilolapsi? Pamje nga video

SHBA-Procesi i numërimit të votave në Amerikë vijon, ku deri më tani kryerson Joe Biden me 264 vota, ndërsa Donald Trump me 214 vota. Ndërkohë rezultatet e votave në Pensilvani ende nuk kanë dalë, por një video e publikuar në Facebook në faqen e republikanëve “The Republican Underground” është bërë virale. Në të shfaqet një grua, e cila është duke shkruar në letra që i vendos në kutitë e votimit. Në videon e publikuar republikanët ngrejnë dyshime për manipulim të votave. Gjithashtu nuk mungojnë komentet, ku ngrihen dyshime për manipulim.

“Pse ka nevojë për një stilolaps kur numëron fletën time të votimit?,“- thotë një komentues.

Postimi i plotë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Ndërkohë deri më tani është zbuluar rezultati i 95% të votave në Pensilvani, ku në epërsi është Joe Biden. Ndërsa ditën e djeshme në një konferencë në Shtëpinë e Bardhë, Donald Trump ka thënë se në Pensilvani po manipulohen votat. Nga ana tjetër Joe Biden i duhen pak vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment