Sport

VIDEO/ Real Madrid në “mini-krizë”, nuk fiton dot as ndaj Villarealit

Pas humbjes 4-1 ndaj Valencias, u mendua se ekipi i Zidane do të bënte kthesën, por edhe ndaj “nëndetëses” nuk shkoi më shumë se 1-1
Featured image of article: VIDEO/ Real Madrid në “mini-krizë”, nuk fiton dot as ndaj Villarealit Villareal-Real Madrid

SPANJË-Real Madrid nuk di të fitojë as ndaj Villareal. Pas humbjes 4-1 ndaj Valencias, u mendua se ekipi i Zidane do të bënte kthesën, por edhe ndaj “nëndetëses” nuk shkoi më shumë se 1-1.  Kampionët në fuqi të Spanjës dhanë përshtypjen se do të merrnin një fitore të lehtë në “Estadio de Ceramica”, teksa e zhbllokuan takimin që në minutën e 2-të me Mariano Diaz, i cili shfrytëzoi një krosim perfekt të Carvajal, duke e shtyrë me kokë topin në rrjetë.

Përtej ritmit të lojës, më pas munguan rastet e pastra të shënimit, derisa erdhi minuta e 75-të, kur një ndërhyrje e nxituar e portierit Courtois e detyroi kryesorin të sinjalizonte për 11-metërsh, që u shndërrua në gol nga Moreno.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Të kota përpjekjet e të dyja skuadrave në minutat në vazhdim, me rezultatit që mbeti i pandryshuar. Një barazim që kishte shijen e humbjes për Realin, që nuk diti ta zhfrytëzonte si duhet epërsinë e arritur që në fillim të sfidës.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment