Politike

VIDEO/ Rama nxjerr dorëshkrimin origjinal të Nënë Terezës, lutja e humanistes së madhe për Ramiz Alinë: Nuk kam as ar, as argjend…

Rama tha në fjalën e tij, se Nënë Tereza, me trashëgiminë që na la është burim frymëzimi. Ai risolli edhe letrën, ku Nënë Tereza i kërkon diktatorit Ramiz Alia, më 1989, strehimin e 4 motrave humanitare në Shqipëri.  
Featured image of article: VIDEO/ Rama nxjerr dorëshkrimin origjinal të Nënë Terezës, lutja e humanistes së madhe për Ramiz Alinë: Nuk kam as ar, as argjend… Edi Rama

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot në COD, një dorëshkrim origjinal të humanistes shqiptare, Nënë Tereza. Rama tha në fjalën e tij, se Nënë Tereza, me trashëgiminë që na la është burim frymëzimi. Ai risolli edhe letrën, ku Nënë Tereza i kërkon diktatorit Ramiz Alia, më 1989, strehimin e 4 motrave humanitare në Shqipëri.


Pjesë nga fjala e Ramës:

30 vjet për të, thjesht përpunuar një thesar informacioni dhe një burim faktik për të gjithë ata që duan ta studiojnë atë pjesë të historisë sonë duke iu referuar dokumenteve autentikë, ndër të cilat dhe këto letra, kur ajo e tetorit praktikisht vetëm tani së fundmi bëhet e njohur. Dy letrat e tjera e janarit ‘90 dhe e gushtit ‘89 njihen gjerësisht por dua të prek prej asaj të gushtit, fjalët e Nënë Terezës me të cilat shpresoj të mund të mbyllet bukur ky momen t që po ndajmë së bashku, shkruar më 16 gusht kur ajo i kërkon presidentit të kohës të mundë të sjellë në Shqipëri të paktën 4 prej motrave të saj misionare të bamirësisë për t’u dhënë ngrohtësi, dashuri dhe kujdes pleqve, të vetmuarve duke thënë ‘unë nuk kam as ar dhe as argjend por juve do iu jap motrat dhe shpresoj që së bashku do të bëjmë diçka të bukur për Zotin dhe për popullin tonë”, tha Rama gjatë fjalës së tij.

DORËSHKRIMI I NËNË TEREZËS

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(F.G/a.k.dosja.al)

 

Etiketa:

Shto Koment