Politike

“Po na vjedhin banesat, s’po na shikojnë dëmet”, Rama përballet me ankesat e banorëve në Durrës: Po flet pa lidhje (VD)

Por pasi ka parë nga afër punimet eshtë takuar dhe me banorët të cilët kanë qenë plot ankesa. Një prej banorëve i tha se apartamentet po vijojnë të vidhen, pasi muret kanë rënë dhe për hajdutët tani është më e lehtë.
Featured image of article: “Po na vjedhin banesat, s’po na shikojnë dëmet”, Rama përballet me ankesat e banorëve në Durrës: Po flet pa lidhje (VD) Banorja në Durrës

DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka parë nga afër rregullimet që po bëhen në pallatet të cilët nuk janë dëmtuar në struktura. Kreu i qeverisë është takuar aty me inxhinierët dhe punëtorët që po bëjnë punimet.

Por, pasi ka parë nga afër punimet eshtë takuar dhe me banorët të cilët kanë qenë plot ankesa. Një prej banorëve i tha se apartamentet po vijojnë të vidhen, pasi muret kanë rënë dhe për hajdutët tani është më e lehtë.

Rama në një moment ka humbur qetësinë dhe ka thënë se gruaja po fliste pa lidhje, por e sqaroi se ajo nuk duhej të shqetësohej, pasi kur të hynte në shtëpi gjithçka do ishte e rregulluar.

DEBATI

Banorja: Zoti Kryeministër, deri tani s’ka filluar asgjë, përveçse në pallatin tonë po të afroheni janë futur edhe koshat brenda. Po na vidhen apartamentet. Nga shkallët e pallatit janë vjedhur të gjithë instalimet e brendshme të apartamenteve.

Rama: Një sekondë.

Banorja: S’kemi askënd që ruan objektin, jetoj tek pallati këtu mbrapa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rama: E para mos fol pa lidhje.

Banorja: Po flas me lidhje dhe me fakte konkrete.

Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë. Mu këtu përballë e ke që po mbaron dhe si këtu kanë filluar edhe në vende të tjera.

Banorja: Unë po flas për pallatin tim, s’ka asnjë punim.

Rama: Mos mos thuaj nuk ka filluar asgjë. S’kemi ne aq njerëz dhe mundësi, se nuk, i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do t’i bëjmë me radhë.

Kjo banore nuk ka qenë e vetmja që shë ankuar tek Rama, por dhe shumë qytetarë të tjerë janë shprehur se nuk kanë marrë bonusin e qirasë dhe kanë mbetur në rrugë. Ata i janë ankuar kreut të qeverisë, por u është thënë se gjithçka do të bëhet e do plotësohen të gjitha kërkesat e tyre. 

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment