Sport

VIDEO/Qendroi 6 vjet te Milani dhe i jep lamtumirën mes lotëve, ylli i skuadrës mezi largohet nga stadiumi

Në një video, e cila është përhapur në mënyrë virale në rrjetet sociale, tregon se Bonaventura ka qëndruar në fushë edhe pas përfundimit të takimit
Featured image of article: VIDEO/Qendroi 6 vjet te Milani dhe i jep lamtumirën mes lotëve, ylli i skuadrës mezi largohet nga stadiumi Giacomo Bonaventura

MILANO-Futbollisti i Milanit Giacomo Bonaventura është larguar nga Milani mes lotëve. Pas 6 vitesh të kaluara me klubin kuqezi tani ka ardhur lamtumira nga skuadra.

Klubi e ka falenderuar për kontributin e dhënë Bonaventurën, ndërsa lojtari duhet se nuk e ka patur të lehtë të largohet nga “teatri” i futbollit italian.

Në një video, e cila është përhapur në mënyrë virale në rrjetet sociale, tregon se Bonaventura ka qëndruar në fushë edhe pas përfundimit të takimit. Ai ka qëndruar për disa momente i gjunjëzuar në shenjë pikëllimi dhe largohet mes lotëve nga stadiumi. E ardhmja e lojtarit është përfolur për një kalim te Roma,megjithatë lojtari do të shqyrtojë çdo ofertë të mundshme.

 

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
View this post on Instagram

 

Thank you Jack ❤️🖤 @jackbonaventura ❤️🖤 #MilanCagliari #SempreMilan

A post shared by AC Milan (@acmilan) on

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment