Sport

VIDEO/ “Pushtuan” sheshin “Nënë Tereza” me fizhekzjarre dhe dyndje makinash, policia prish festën e tifozëve të Tiranës, shikoni momentin e arrestimit

Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër
Featured image of article: VIDEO/ “Pushtuan” sheshin “Nënë Tereza” me fizhekzjarre dhe dyndje makinash, policia prish festën e tifozëve të Tiranës, shikoni momentin e arrestimit Foto nga arrestimi i tifozëve

TIRANË-Tifozët e Tiranës kanë zbritur menjëherë në shesh që të festojnë titullin e bardhebluve për sezonin 2019-2020. Tifo-grupi “Fanatics” por edhe tifozë të thjeshtë sfiduan edhe rrezikun që vjen nga pandemia, mbështetësit e kryeqytetasve nuk mund të qëndronin në shtëpi kur mësuan se Tirana fitoi Superioren.

Megjithatë festimet nuk kanë ndaluar vetëm aty, pasi të shumtë ishin ata që pushtuan rrugët e kryeqytetit me makinat e tyre, duke konfirmuar edhe njëherë se sa i rëndësishëm ka qenë për ta ky titull, i cili vjen në 100-vjetorin e klubit. Megjithatë për të prishur këtë festë të tifozëve bardheblu, ka menduar policia.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në orët e vona të mbrëmjes ka pasur tension mes tifozëve dhe policisë, me këta të fundit që kanë vendosur edhe të arrestojnë tifozë, duke krijuar irritim tek pjesa tjetër.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment