Rajoni

VIDEO/ Punonjësi i Agjencisë së Regjistrimit Civil në Kosovë dhunon emigrantin

Një nga të lënduarit ishte edhe motra që kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë.
Featured image of article: VIDEO/ Punonjësi i Agjencisë së Regjistrimit Civil në Kosovë dhunon emigrantin Pamje nga sherri

KOSOVË- Një mërgimtar bashkë me motrën e tij pasi kanë ardhur nga Belgjika në Kosovë, kanë pasur një përplasje me sigurimin e Agjencionit për Regjistrimin Civil në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Për këtë rast ka raportuar edhe Policia e Kosovës, e cila tha se nga kjo përleshje janë lënduar tre persona, njofton Klan Kosova. Një nga të lënduarit ishte edhe motra që kishte tentuar të ndërhyjë për t’i ndarë.

Ata kanë pranuar tretman mjekësor dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. Motra Gj. Ll. ka thënë për Klan Kosovën se punonjësi i sigurimit e ka sharë dhe kërcënuar me jetë vëllanë e saj.

Sipas saj ata kishin shkuar atje për të marrë një vulë për certifikatën e lindjes për përdorim në Belgjikë. Ajo ka dërguar edhe videon nga momenti i rrahjes:

Shto Koment