Bota

VIDEO/ Puna e infermiereve brenda pavionit të terapisë intensive për Covid-19, në Korenë e Jugut

Në  këtë video shihet sesi nfermieret e veshura me kostume mbrojtëse dhe me sisteme të rënda frymëmarrjeje të lidhura në trupin e tyre, punojnë intervale,  duke u  ndërruar me kolegët çdo dy orë.
Featured image of article: VIDEO/ Puna e infermiereve brenda pavionit të terapisë intensive për Covid-19, në Korenë e Jugut Veshja e posaçme per t'u mbrojtur

KORE E JUGUT– Nëse ju kujtohet videoja e para disa ditëve brenda spitalit me qindra të infektuar në Bergamo të Italisë, do e kutponi mirë se po e njëjta gjë ndodh edhe në shumë spitale të botës ku njerëzit janë prekur nga COVID-19.

Përmes një video të publikuar sëfundmi nga BBC shihet gjithçka çfarë ndodh brenda një pavioni të terapisë intensive për koronavirusin në Korenë e Jugut.

Në  këtë video shihet sesi nfermieret e veshura me kostume mbrojtëse dhe me sisteme të rënda frymëmarrjeje të lidhura në trupin e tyre, punojnë intervale,  duke u  ndërruar me kolegët çdo dy orë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pandemia golbale jo vetëm që nuk po e humb fuqinë e përhapjes, por në disa vende ka shënuar vetëm fillimin. Numri i të vdekurve ka arritur 20,000 persona, ndërsa 471,000 janë infektuar nga virusi. Pas Italisë, tashmë edhe Spanja regjistron më shumë vdekje sesa Kina, nga ku edhe lindi pandemia që pushtoi botën. Italia ka shënuar 74 mijë të infektuar, nga të cilët 7500 kanë ndërruar jetë. Ndërsa Spanja ka 50 mijë të infektuar dhe 4089 të vdekur. Shifra po rriten edhe në SHBA, ku numri i të prekurve ka arritur në 68,489 persona dhe mbi 1 mijë prej tyre kanë ndërruar jetë.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment