Diaspora

VIDEO/ Publikohen pamje teksa kryetari i komunës së Podujevës Bulliqi dhunon qytetarin në ambulancë

  • Gazetari: Çfarë po prisni më prej tij, para kamerave tha që…
  • Ndërkohë që prokuroria ka filluar hetimet, ditën e sotme në Gazeta Express është publikuar video kur kryetari Bulliqi, ushtron dhunë ndaj qytetarit. Në video, shfaqet momenti kur Shpejtim Bulliqi e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.
    Featured image of article: VIDEO/ Publikohen pamje teksa kryetari i komunës së Podujevës Bulliqi dhunon qytetarin në ambulancë Foto nga ngjarja

    KOSOVË-Ramadan Zymeri një qytetar në Podujeve, ditën e djeshme ka denoncuar kryetarin e Komunës Shpejtim Bulliqin, se e ka sulmuar verbalisht dhe fizikisht. Ndërkohë që prokuroria ka filluar hetimet, ditën e sotme në Gazeta Express është publikuar video kur kryetari Bulliqi, ushtron dhunë ndaj qytetarit.

    Në video, shfaqet momenti kur Shpejtim Bulliqi e godet në fytyrë qytetarin, i cili është njëkohësisht edhe punonjës i Komunës.

    Video e plotë: 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Ngjarja është denoncuar, ditën e djeshme, ku Ramadan Zymeri ka rrëfyer se kryetari e ka dhunuar, pasi e ka parë jashtë shërbimit në spital, ku ky i fundit ka treguar se ka shkuar për të vizituar nënë e tij. Gjithashtu, ai ka shtuar se ka pasur dhe shenja gjaku që janë evidentuar nga mjeku. Ndërkohë, që kryetari Bulliqi, i ka mohuar akuzat, duke i quajtur një trillim.

    (k.a/dosja.al)

    Shto Koment