Aktualitet

VIDEO/ “Pse nuk i ngrini këto”, nën rrënoja i mbijetuari kërkon ndihmë: Sa njerëz janë jashtë?

Në video dëgjohet zëri i mekur i qytetarit, i cili pyet sa njerëz kanë ardhur për ta shpëtuar.
Featured image of article: VIDEO/ “Pse nuk i ngrini këto”, nën rrënoja i mbijetuari kërkon ndihmë: Sa njerëz janë jashtë? I mbijetuari i tërmetit

DURRËS- Një tjetër video dramatike ka mbërritur në redaksinë e “BalkanWeb”, ku një qytetar i ndodhur nën rrënoja arrin të komunikojë me punonjësit e kërkim-shpëtimit.

Në videon e rëndë që sjell “BalkanWeb” dëgjohet zëri i mekur i qytetarit, i cili pyet sa njerëz kanë ardhur për ta shpëtuar.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në momentin që punonjësi i thotë se janë me mijëra njerëz jashtë, ai pyet me gjysmë zëri se pse nuk ia heqin ato që ka mbi trup.

Qytetari: Sa njerëz janë përjashtë?
Punonjësi: Janë me mijëra, kanë ardhur të të shpëtojnë ty.
Qytetari: Po pse s’i kapni t’i ngrenë në krah këto?
Punonjësi: Po vetëm unë kam hyrë brenda o shok.

(Marrë nga BalkanWeb)

Shto Koment