Bota

VIDEO/Protestuesja Anti-Trump pështyn në fytyrë oficerin e policisë, arrestohet me force

Një video që është postuar në rrjete sociale tregon një moment kur një portestuese ant-Trumpit në New York, po debaton me efektivët e policisë duke i thirrur "Fashista", ndërsa një moment ajo i pështynë  njërit prej tyre në fytyrë. 
Featured image of article: VIDEO/Protestuesja Anti-Trump pështyn në fytyrë oficerin e policisë, arrestohet me force Momente nga përplasja

SHBA– Zgjedhjet presidenciale në Amerikë, kanë shkaktuar protesta. Disa janë në mbështetje të Donald Trump dhe kerkojnë, ndalimin e numërimit, ndërsa përkrahësit e Joe Biden kërkojë që çdo votë të numërohet.

Ndërkohë një video që është postuar në rrjete sociale tregon një portestuese anti-Trumpit në New York që po debaton me efektivët e policisë duke i thirrur “Fashista”, ndërsa një moment ajo i pështynë njërit prej tyre në fytyrë. Policia e ka arrestuar vajzën, e cila eshtë një ndër 57 personat të cilët janë arrestuar ditën e djeshme.

Postimi i plotë:


Në SHBA, vazhdon numërimi i votave, për zgjdhjen e Presidentit. Joe Biden ka tashmë 264 vota elektorale, kundrejt Donald Trump që ka vetëm, 214. Demokratit i duhen të paktën tre vota për të kapur minimumin e 270 votave elektorale që e bëjnë atë Presidentin e ardhshëm të SHBA-ve. E ndërsa Trump, do të duhet të fitojë të katër shtetet e mbetura që luajnë rol vendimtar për mandatin e radhës. Nevada, Karolina e Veriut, Pensilvania dhe Georgia, janë të vetmet tek të cilat numërimi s’ka përfunduar ende. Trump është në avantazh në të tre nga katër shtetet e mbetura përveç Nevadës. Në Nevada janë ‘mailvoting’, ende pa u numëruar të cilat favorizojnë Biden. Dhe vetëm Nevada do të mund ta çonte Biden në Shtëpinë e Bardhë.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment