
KONGO- Një video e xhiruar në Kongo është publikuar ditën e sotme në mediat italiane. Videoja mendohet se është xhiruar disa momente para se ambasadori italian Luca Attanasio të vritej se bashku me shoferin e makinës Mustapha Milambo dhe karabinierit Vittorio Iacovacci.
“Këtu janë, këtu janë. A janë ata? Ata po heqin uniformat e tyre,”dëgjohen zëra gjatë xhirimit të videos
Sipas Liberoquotidiano sulmuesit gjatë sulmit kishin në zotërim 5 kallashnikov dhe një hanxhar.
Diplomati italian u vra ditën e djeshme në Kongo nga disa terroristë që i zunë pritë. Mendohet se ambasadorin italian do e rrëmbenin por situata u doli jashtë kontrollit terroristëve dhe përfundoi në tragjedi.
(I.A/dosja.al)