BotaShowbiz

Princi William dhe Kate bëjnë gjestin e veçantë me nxënësit e një shkolle fillore! Iu ngrejnë moralin në këto kohë të vështira mes Covid-19

VIDEO
Duka dhe Dukesha u prezantuan me fëmijët si Katerina dhe William, ku nuk nguruan të shkëmbenin dhe batuta me nxënësit e shkollës fillore.
Featured image of article: Princi William dhe Kate bëjnë gjestin e veçantë me nxënësit e një shkolle fillore! Iu ngrejnë moralin në këto kohë të vështira mes Covid-19 Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

MBRETËRI E BASHKUAR– Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë përçuar gëzim në prag të Pashkëve, tëk për nxënësit dhe mësuesit në një shkollë fillore në Mbretërinë e Bashkuar, pasi realizuan një lidhje direkte, ndërsa vendi është në izolim nga pandemia e koronavirusit.

Princi William dhe Katerina biseduan me mësuesit dhe nxënësit në “Akademinë Fillore Casterton” në Lancashire, e cila mbetet e hapur për fëmijët e punëtorëve kryesorë, përfshirë stafin e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar.

Çifti mbretëror ndau videon në llogarinë e tyre në Twitter, teksa u shfaqën duke biseduar me fëmijët, të cilët i treguan atyre pikturat që kishin bërë dhe krijimtaritë për festën e Pashkëve. Ata gjithashtu biseduan me mësuesit dhe stafin e shkollës.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Duka dhe Dukesha u prezantuan me fëmijët si Katerina dhe William, ku nuk nguruan të shkëmbenin dhe batuta me nxënësit e shkollës fillore. Madje Princi William me shaka i tha fëmijëve se ai dhe Kate po përhapnin koronavirusin, për të çtensionuar situatën e frikshme të krijuar nga pandemia vdekjeprurëse.

Në një përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit, shkollat ​​në Mbretërinë e Bashkuar u mbyllën në 20 mars për të gjithë nxënësit, përveç atyre të punëtorëve kryesorë, përfshirë mjekët, infermierët dhe stafin e supermarketeve. Mbretëria e Bashkuar ka qenë një nga vendet më të goditura nga pandemia e koronavirusit, me 7,097 vdekje të regjistruara dhe 60,733 raste, sipas shifrave të Universitetit Johns Hopkins.

 

Burimi: CNN

R.L/Dosja.al

Shto Koment