Sport

VIDEO/Prag ndeshja me Shkëndijen, Mourinho befasohet në konferencë, gazetari vjen me një kërkesë të veçantë: Babai im është në parajsë, dua..

Një kërkesë e veçantë erdhi nga gazetari Igor Aleksandroviç i cili dëshironte një foto me Mourinhon, por detaji që preku trajnerin ishte se gazetari e donte për babain e tij të ndjerë
Featured image of article: VIDEO/Prag ndeshja me Shkëndijen, Mourinho befasohet në konferencë, gazetari vjen me një kërkesë të veçantë: Babai im është në parajsë, dua.. Jose Mourinho

SHKUP– Tottenham drejtuar nga Jose Mourinho do të luajë në Shkup përballë skuadrës shqiptare, Shkëndija e Tetovës për raundin e tretë kualifikues të Europa League. Një ditë para takimit, tekniku portugez ka mbajtur konferencën e zakonshme ku u përgjigj të gjithë pyetjeve të gazetarëve. Një kërkesë e veçantë erdhi nga gazetari Igor Aleksandroviç i cili dëshironte një foto me Mourinhon, por detaji që preku trajnerin ishte se gazetari e donte për babain e tij të ndjerë i cili ka qënë një nga admiruesit e portguezit.

PYETJA E GAZETARIT

“Përshëndetje, kjo është një mundësi unike për mua që t’u bëj disa pyetje dhe t’u kërkoj një nder. Më duhet t’ju pyes diçka për hir të babait tim. Së pari përshëndetje nga ai, por tashmë është në parajsë. Më ka thënë se nëse do të kem ndonjëherë mundësinë t’ju takoj, t’ju kërkoj të bëjmë një fotografi së bashku. Babai më ka thënë se ju mund të drejtoni çdo skuadër dhe kishte një respekt të madh për ju. Nëse më lejoni të bëjmë një fotografi, do e vendos në kornizë dhe do e lë në vendin ku ai prehet. Nëse ndeshja shkon mirë për ju dhe ekipin tuaj, a më lejoni ta bëjmë këtë?”, ishte kërkesa e gazetarit maqedonas.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PËRGJIGJA E JOSE MOURINHO-S

“Faleminderit shumë, fotoja nuk ka të bëjë me rezulatatin e ndeshjes. Fotoja do të bëhet, le ta bëjmë. Nëse mund të takohemi para ndeshjes, ose ndoshta në hotel, do të jetë më e thjeshtë, nëse mbetet për pas ndeshjes, do ta bëjmë pas ndeshjes. Kjo nuk ka të bëjë me rezultatin. Është kënaqësia ime të bëj një foto me ju. Dhe të nderoj babain tuaj dhe të respektoj atë që ai ndjente rreth meje. Nuk e meritoj diçka të tillë”.

E.Ç (Dosja.al)

 

Shto Koment