Politike

Prag fushate… Belinda Balluku kujdeset për votat e PS në Kombinat, ministrja veshur me xhaketë pastel inspekton kanalin me ujëra të ndotura: Edi Rama i mbaron të gjitha punët që nis!

VIDEO
Sot ajo ka shkuar për të parë vetë nga afër kanalin me ujëra të pista në zonë që shqetësonte banorët, ndërsa siç e do edhe adeti, një fjalë të mirë e ka thënë edhe për shefin e saj, kryeministri Edi Rama. 

TIRANË- Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, është emri i radhës që i është caktuar zona e Kombinatit për t’u kujdesur. Për votat, por edhe për avancimin e politikave të Partisë Socialistë në këtë zonë të Tiranës. Largimi i Saimir Tahirit nga zona, la boshllëk për socialistët që ndryshuan disa herë të deleguarin në këtë zonë. Fillimisht, Ervin Bushati e më pas Blerina Gjylameti.

Kjo ka bërë që Belinda Balluku ta marrë “seriozisht” punën që i është caktuar nga kryeministri Edi Rama. Sot ajo ka shkuar për të parë vetë nga afër kanalin me ujëra të pista në zonë që shqetësonte banorët, ndërsa siç e do edhe adeti, një fjalë të mirë e ka thënë edhe për shefin e saj, kryeministri Edi Rama. E veshur me xhaketë ngjyrë pastel, ministrja e ka ngritur lart figurën e Ramës.

“Punë bëhen shumë, por vendosen prioritete. Do më thoni ju që keni 20 vjet që vuajmë nga kjo! Ja pra erdhi dita sot. Mos harroni kurrë që Edi Rama çdo punë që nis nuk e lë kurrë përgjysmë, ndryshe nga ata para nesh”,  tha ajo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për më shumë ndiqni videon: 


(F.g/dosja.al)

Shto Koment