Sport

VIDEO/ Postoi video duke konsumuar shampanjë në makinë, klubi anglez përjashton futbollisten

Futbollistja 22-vjeçare nuk do të jetë më pjesë e klubit anglez pasi u shfaq një video ku shihej duke pirë shampanjë, ndërkohë që është në timonin e një Range Rover
Featured image of article: VIDEO/ Postoi video duke konsumuar shampanjë në makinë, klubi anglez përjashton futbollisten Madelene Wright

ANGLI-Madelene Wright është një futbolliste që u aktivizonte me skuadrën e Charlton. Futbollistja 22-vjeçare nuk do të jetë më pjesë e klubit anglez pasi u shfaq një video ku shihej duke pirë shampanjë, ndërkohë që është në timonin e një Range Rover.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Wright gjithashtu është hetuar më parë ndërsa ishte në Millwall, pasi u filmua duke i dhënë makinës ndërsa kishte një qen në prehër. Një zëdhënës i Charlton konfirmoi se klubi e ka larguar futbollisten për arsye të thyerjes disiplinore. Ata i thanë “ The Sun”: ‘Klubi u informua për videon dhe hetoi shpejt incidentin.”

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment