Virale

VIDEO/ Polifonia labe magjeps deputetët britanikë, Goliku zbarkon në parlamentin anglez, pamje që s’i shihni çdo ditë

I pranishëm në një takim në Parlamentin anglez, ku të pranishëm ishin deputetë shqiptarë dhe britanikë, Jaupi shihet teksa këndon bashkë me grupin e tij një këngë polifonike.

I njohur si mjeshtri i polifonisë labe, Golik Jaupi ka arritur të bëjë për vete edhe deputetët britanikë. I pranishëm në një takim në Parlamentin anglez, ku të pranishëm ishin deputetë shqiptarë dhe britanikë, Jaupi shihet teksa këndon bashkë me grupin e tij një këngë polifonike.

Videoja është shpërndarë në rrjetet sociale, nga specialisti i Medias në Kuvendin shqiptar, Erion Delvina i cili shkruan:  Homologë nga departamenti i medias në Parlamentin Britanik më nisën videon e Golik Jaupit, që në prani të disa deputetëve shqiptarë dhe anglezë, pjesëtarë të grupit të miqësisë ndërparlamentare mes dy vendeve, dha një koncert.

–Si e quani ju këtë?– më pyeti.
–Polifoni.–iu përgjigja.
–E sigurt që s`është magji?–ma ktheu.

Ilaç magjik për shpirtra të trazuar që enden nga dallgët e detit në mal e nga mali në qiej, për të rënë mbi pentaton dhe vargun popullor ky shumëzërëshi labik.

Për më shumë ndiqni pamjet:

(F.g/dosja.al)

Shto Koment