Aktualitet

Po saldonte vagonat e minierës, momentet kur minatori transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë

VIDEO
Siç shihet edhe në pamjet e Dosja.al, minatori është në gjendje të rëndë
Featured image of article: Po saldonte vagonat e minierës, momentet kur minatori transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë Minatori

DIBER- Këto janë pamjet e para që vijnë nga Bulqiza, atje ku minatori 50-vjeçar Sh.E., ishte duke salduar vagonat e minierës në momentin kur gazi nisi të rridhte nga gjeneratori. Siç shihet edhe në pamjet e Dosja.al, minatori është në gjendje të rëndë dhe është transportuar nga spitali i Bulqizës me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

LAJMI KRYESOR: Rrjedh gazi i gjeneratorit në minierën e Martaneshit/ 6 minatorë të asfiksuar, njëri në gjendje të rëndë, transportohet me helikopter drejt spitalit të Traumës

(f.g/dosja.al)

Shto Koment