Sport

VIDEO/ Po fitonin në pjesën e parë, Milan bie në të dytën, Sassuolo ndërlikon sezonin e kuqezinjëve

javën e 32-të të Serisë A Milan humbet në “San Siro” ndaj Sassuolos. Një disfatë me shifrat 1-2 qaë ndërlikon pozitat e kuqezinjëve sa i përket katër vendeve të para
Featured image of article: VIDEO/ Po fitonin në pjesën e parë, Milan bie në të dytën, Sassuolo ndërlikon sezonin e kuqezinjëve Sassuolo

ITALI-Në javën e 32-të të Serisë A Milan humbet në “San Siro” ndaj Sassuolos. Një disfatë me shifrat 1-2 qaë ndërlikon pozitat e kuqezinjëve sa i përket katër vendeve të para. Milan e nisi mirë takimin. Në minutën e 30-të ishte Calhanoglu që kaloi në avantazh kuqezinjtë.

Jo vetëm realizimi i turkut, por edhe loja e Milanit tregoi se do të ishte një ndeshje e lehtë për skuadrën e Piolit. Në pjesën e dytë Sassuolo transformohet dhe brenda 7 minutave përmbysi gjithçka. Raspadori në minutën e 76-të shënoi për skuadrën nga Regio-Emilia, ndërsa do të ishte pikërisht sulmuesi që do të përmbyste gjithçka me golin e dytë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Milan u mundua të reagonte, por ishte shumë vonë për të bërë diçka në minutat e mbetura dhe u desh të dorëzohej përballë një humbje që i rrezikon vendin e dytë në klasifikimin e Serisë A.

E.Ç (Dosja.al)

Etiketa:

Shto Koment