Bota

VIDEO/ Po bënte tamponin për Covid-19, burri godet infermieren: Ndjeva një tharje në fyt, u bëra nervoz

Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin, kanë kapur momentin shokues kur burri e godet me shuplakë infermieren, pasi i ka bërë tamponin.
Featured image of article: VIDEO/ Po bënte tamponin për Covid-19, burri godet infermieren: Ndjeva një tharje në fyt, u bëra nervoz Pamje nga ngjarja

KINË-Një burrë në Kinë, i cili është indetifikuar vetëm me mbiemër Lee, ka përfunduar në burg pasi ka ushtruar dhunë ndaj një infermiereje në momentin që po bënte tamponin për Covid-19.

Kamerat e sigurisë në spitalin e qytetit kinez Dilin, kanë kapur momentin shokues kur burri e godet me shuplakë infermieren, pasi i ka bërë tamponin.

Bëhet e ditur, se burri që ishte i shoqëruar nga gruaja dhe kishte shkuar në spital për të bërë testin për Covid-19, e pas incidentit ai kishte pranuar në polici se kishte ndjerë një lloj therje në fyt gjatë marrjes së mostrës, sa që nga nervoziteti e ka goditur me tërë forcën infermieren e cila shfaqet në video duke ikur me shpejtësi nga frik.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Video e plotë:

Policia ka vendosur që Lee të paguaj një gjobë prej 38 eurosh për veprimin që ka kryer. Sakaq ai ka pohuar në polici se ndjehet i penduar për veprimin.

(k.a/dosja.al)

Shto Koment