Sport

VIDEO: Pjanic feston kalimin te Barcelona me festë familjare, nuk i mban dot lotët

Ai po lë “Zonjën e Vjetër” për të provuar një skuadër ëndrrash
Featured image of article: VIDEO: Pjanic feston kalimin te Barcelona me festë familjare, nuk i mban dot lotët Momenti kur Pjanic qan

Shkëmbimi Pjanic-Arthur do të bëhet realitet në fund të këtij sezoni. Thuajse askush nuk e priste zyrtarizimin e dy klubeve, Barcelona dhe Juventus, për këto dy emra.

Pas disa vitesh bardhezi, boshnjaku do të zhvendoset në “Camp Nou”, aty ku do t’i duhet të bëjë Xavin apo Iniestën për katalanasit. Të paktën me këtë qëllim e ka blerë Barcelona.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

AS sot ka publikuar një video të një feste që mesfushori ka organizuar së fundmi, ku familja dhe miqtë e tij ishin mbledhur në një lokal për të festuar transferimin e tij në skuadrën e Barçës. Mesfushori shfaqet duke qarë. Ai po lë “Zonjën e Vjetër” për të provuar një skuadër ëndrrash.

M.P. / Dosja.al

Shto Koment