Sport

VIDEO/ Pësoi dy gola në pjesën e parë, Bayern Munich “tallet” me Mainz, i shënon 5 në të dytën

Me këtë 3 pikësh, bavarezët ngjiten në krye të Bundesligës me 33 pikë, ndërsa Mainz në vendin e parafundit me 6 pikë
Featured image of article: VIDEO/ Pësoi dy gola në pjesën e parë, Bayern Munich “tallet” me Mainz, i shënon 5 në të dytën Bayern Munich
Përditësuar:

GJERMANI-Bayern Munchen e nis vitin 2021 me fitore ndaj Mainz me shifrat 5-2. Një sukses i rëndësishëm për ecurinë e kampionëve në fuqi,pasi në pjesën e parë e panë veten në disavantazh me golat e Burkardt dhe Hack. Ndërsa në pjesën e dytë vendasit u rikthyen në lojë duke shënuar dy gola për 5 minuta me Kimmich dhe Sane.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në të 70-të, Sule shënon golin e avantazhit, ndërsa Lewandovski me dopietë mbyll sfidën në 5-2 për Bayern Munchen. Me këtë 3 pikësh, bavarezët ngjiten në krye të Bundesligës me 33 pikë, ndërsa Mainz në vendin e parafundit me 6 pikë.

E.Ç (Dosja.al)

Shto Koment