Aktualitet

VIDEO/ Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit do të prehet në Sharrë

Siç shihet dhe nga video, 82-vjeçarja është përcjellë nga një numër i paktë njerëzish për shkak të masave të COVID-19.
Featured image of article: VIDEO/ Përcillet për në banesën e fundit Aneta Rama, nëna e kryeministrit do të prehet në Sharrë Pamje nga ceremonia

TIRANË- Sot rreth orës 17:00 është përcjellë për në banesën e fundit, nëna e Kryeministrit Edi Rama, Aneta Rama.

Siç shihet dhe nga video, 82-vjeçarja është përcjellë nga një numër i paktë njerëzish për shkak të masave të COVID-19. Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë dy djemtë e saj Edi dhe Olsi Rama, bashkë me familjet e tyre.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Me kurora të shumta me lule të dërguara nga njerëzit e afër të saj, kortezhi është ka shkuar pranë varresave në Sharrë, ku do prehet dhe Aneta Rama.

(A.B. Dosja.al)

Shto Koment